Flash

Krahasimi i taksave në Europën Lindore, Shqipëria po merr kryesimin

Shqipëria do të vijojë të ketë një nga nivelet më të larta të taksimit të fitimit dhe dividendëve në Ballkanin Perëndimor, edhe pas tërheqjes së qeverisë nga propozimi për rritjen e tatimfitimit nga 15% në 17%. Paketa e re fiskale për vitin 2027 parashikon rritjen e tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, vendosjen e […]

07:14

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Lapsi.al 9 October 2024
Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Orët e paradites do të mbizotërohen nga vranësira të shpeshta të cilat herë pas here do të gjenerojnë rrebeshe shiu, më të theksuara shirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimor.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë më vranësira dhe reshje, por në sasi të pakta. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës të ketë përmirësim gradual të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të shpeshta gjatë orëve të paradites, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira me intensitet të ulët dhe mesatar në të gjithë Kosovën. Orët e vona të natës do të sjellin përmirësim gradual të kushteve atmosferike në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të rriten si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 8°C minimalja e shënuar përkatësisht në qytetin e Mitrovicës deri në 23°C vlera maksimale e cila do të shënohen në qytetin e Prizrenit. Era do të fryjë mesatare paradite, por e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi jugor.

Maqedonia e Veriut

Vranësirat do të mbizotërojë në të gjithë republikën e MV, ku më të theksuara do të paraqiten përgjatë zonave në jug dhe jugperëndim të territorit, ku priten edhe reshje të pakta shiu. Herë pas here do të ketë intervale të shkurtra kthjellimesh. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira të dobët e lokal në të gjithë territorin e MV nuk do të mungojnë gjithashtu stuhitë e forta të erës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale dhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera minimale deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shënohet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por deri e fortë në pjesën e dytë të ditës duke arritur shpejtesinë maksimale mbi 60 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

Europa

Zhvillimi i një qendre me presion të ulët atmosferik përkatësisht në veri të Europës më ndikim deri në qendër do të sjellë stuhi të forta ere si edhe shira me intensitet të lartë në gadishullin Skandinav, ishujt britanikë si edhe Europën qendrore. Po ashtu me vranësira shira do të paraqitet gadishulli i Ballkanit, por reshjet do të jenë në sasi të pakta ndërsa moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë do të jetë dominant përkatësisht në gadishullin Iberik, brigjet e Detit të Zi si edhe Europën lindore.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media austriake Die Presse: Korrupsioni dhe varfëria ushqejnë revoltën kundër Ramës

Në Shqipëri, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit jetëgjatë Edi Rama. Ndërkohë, ai po ashpërson dënimet për pjesëmarrësit në protesta. BE-ja po perceptohet gjithnjë e më shumë në Tiranë si një fuqi që qëndron në anën e gabuar. Një vizitë në një vend ku shumë njerëz kanë frikë nga “shitja e vendit”.

14:20

Me sytë katër

PAPARAZZI