Flash

Planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve, arrestohet afgani në SHBA

Lapsi.al 9 October 2024
Planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve, arrestohet afgani

FBI-ja ka arrestuar një afgan, i cili po planifikonte një sulm në ditën e zgjedhjeve që synonte turma të mëdha në Shtetet e Bashkuara, tha të martën Departamenti i Drejtësisë. Autoritetet thanë se i dyshuari ishte frymëzuar nga grupi terrorist Shteti Islamik.

Afgani 27-vjeçar Nasir Ahmad Tawhedi nga qyteti i Oklahomës u tha hetuesve pas arrestimit të tij të hënën se ai kishte planifikuar sulmin e tij të përkonte me ditën e zgjedhjeve muajin e ardhshëm dhe se ai dhe një bashkëpunëtor i mitur do të vdisnin si dëshmorë, sipas dokumenteve të akuzës.

Nasir Ahmad Tawhedi, i cili hyri në Shtetet e Bashkuara në vitin 2021 me një vizë të veçantë imigrimi, kishte ndërmarrë hapa në javët e fundit për të çuar përpara planet e tij të sulmit, duke përfshirë porositjen e pushkëve AK-47, shitjen e pasurive të familjes së tij dhe blerjen e biletave për gruan dhe fëmijën e tij për udhëtim drejt Afganistanit.

“Terrorizmi vazhdon të jetë përparësi kryesore e FBI-së dhe ne do të përdorim çdo burim për të mbrojtur popullin amerikan”, tha përmes një deklarate drejtori i FBI-së, Christopher Wray.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, pas arrestimit Nasir Ahmad Tauhedi u tha hetuesve se kishte planifikuar një sulm në ditën e zgjedhjeve, që do të kishte në shënjestër grupe të mëdha njerëzish.

Ndaj Nasir Ahmad Tauhedit u ngritën akuza për komplot dhe përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për Shtetin Islamik, që Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste. Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ai kishte një avokat mbrojtës, që mund të fliste në emër të tij./VOA

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI