Flash

Salianji: 10 gënjeshtra që Fatmir Xhafaj tha tek Fevziu

Lapsi.al 10 October 2024
Salianji: 10 gënjeshtra që Fatmir Xhafaj tha tek Fevziu

Një ditë më parë, i ftuar në Opinion nga gazetari Blendi Fevziu, ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i bëri një zbërthim arsyetimit ligjor që çoi në burg Ervin Salianjin, ish-deputetin e Partisë Demokratike që denoncoi vëllain e tij, Agron/Geron Xhafaj i cili ishte dënuar me burg në Itali. Xhafaj tha se Salianji nuk u dënua për "kallëzimin publik", por se kishte marrë pjesë në fabrikimin e provave bashkë me Albert Veliun. Sipas Xhafajt, qelizat telefonike tregonin se vëllai i tij, Agroni nuk ishte në lokal në momentin kur Albert Veliu dhe gazetari Jetmir Olldashi pretendojnë se u mor përgjimi. (VIDEO KETU)

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji ka shpërndarë një mesazh ku shprehet me ironi për lotët e Xhafajt, ndërkohë që vë në dukje 10 manipulimet që Xhafaj përcolli nëpërmjet televizionit Klan.

1. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Ylli Rakipi (I përmendur nga Xhafa), ka deklaruar që investigimin e kam autorizuar unë.

Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.

Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

Të gjitha të dhëna në dosje.

2. F.Xhafaj tha: Prokuroria ka kërkuar 1.6 muaj burg!!

Fakti: Genc Qana prokurori ka kërkuar 6 muaj shërbim prove.

3. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Unë Ervin Salianji, investigimin e kam marrë të gatshëm. Dëshmitari i vetëm kundër tre dëshmive të tjera, del dëshmitari i rremë Alizoti i cili flet kundër meje.

Ndërkohë ky është dënuar në burg për dëshmi të rreme dhe ASNJË provë e vetme nuk ka për një komunikim timin me Alizotin.

Të gjitha fakte të administruara në dosjet e prokurorisë.

4. F.Xhafaj tha: Vëllai im Geroni në orën 3.30 ka qenë në Fier!

Fakti: Qelizat telefonike siç do të shihni në tabelën e pulseve telefonike të cilat I ka prokuroria, qartazi nga ora 12.48 – 13.45 personat Albert Veliu (babalja) Agron (geron ) Xhafaj dhe Gazetari Jetmir Olldashi gjenden në të njëjtin ambjent, në lokalin e Geron Xhafaj në Vlorë.

5. F.Xhafaj tha: Komunikimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Qelizat tregojnë që komunikimin e ka nisur Jetmir Olldashi me A. Veliun.

Dokumenti:

6. F.Xhafaj tha: Salianji ndryshe ka thënë në prokurori ndryshe në publik!

Fakti: Komunikimi ka nisur nga gazetari Olldashi, dhe në cdo deklaratë timen unë kam ruajtur burimin e informacionit dhe dëshmitarin siç e do çdo denoncim me rrezik të lartë.

Fakt i thënë para drejtësisë.

7. F.Xhafaj tha: Investigimin e ka kryer Salianji!

Fakti: Përgjimet mes Babales dhe Alizotit tregojnë se si Babalja/ Albert Veliu ithotë Fredi Alizotit : “ – Ku hyn ti tek kjo o Fredi”?

8. F.Xhafaj tha: Që ai vetë, Fatmir Xhafaj kishte dhënë dorëheqjen nga posti që të mos ndikonte në çështjen e të vëllait.

Fakti: Ai qëndroi Ministër derisa e gjithë dosja e të vëllait u kopsit, pra denoncimi ndodhi

9. F.Xhafaj tha: Geroni, Vëllai im shkoi ta kryente dënimin pa kërkesë.

Fakti: Shkoi të kryente dënimin sepse kjo ishte e vetmja mënyrë që mos të niste hetim i ri penal për Geron Xhafën nga drejtësia.

Gazetari Jetmir Olldashi ka deklaruar më pas që investigimin e kam kryer unë.

Albert Veliu (Babalja) në dëshminë e tij ka deklaruar që e ka kryer ai vetë përgjimin.

10. F.Xhafaj deklaroi: Fatmiri përmendi Prokurorët e krimeve të rënda dhe SHISH.

Fakti: Atëherë Fatmir Xhafaj dhe familjarët e tij duhet t'i përgjigjen kësaj pyetje: Përse SHISH, Prokuroria e Krimeve të Rënda, e kishin nën survejim vëllain e tij Geron nëse ai nuk ishte kontigjent?!

[caption id="attachment_949079" align="alignnone" width="1600"]Qelizat telefonike te Agron Xhafajt, Albert Veliut dhe te gazetarit Jetmir Olldashi Qelizat telefonike te Agron Xhafajt, Albert Veliut dhe te gazetarit Jetmir Olldashi[/caption]

 

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë të enjte

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar euro do blihet me 98.4 lekë dhe do shitet me 99 lekë. Një dollar do blihet me 89.6 lekë dhe do shitet me 90.7 lekë. Pau...

09:02

Anulohet seanca e Kuvendit e së enjtes

Para pak çastesh, zyra e shtypit e Kuvendit njoftoi se “seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anuluar d...

22:07

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI