Flash

Koka, Rraja dhe Çyrbja limonat e shtrydhur nga SPAK në Durrës, thotë Oerd Bylykbashi

Lapsi.al 11 October 2024
Koka, Rraja dhe Çyrbja limonat e shtrydhur nga SPAK në Durrës,

I pari ishte Lefter Koka, në burg për inceneratorët, pastaj ishte Rrahman Rraja që u dorëhoq për skandalin e djalit dhe vëllait të tij, dhe tani Ergys Çyrbja që dorëhiqet para se të merret nën hetim. Thuajse 40% e listës së kandidatëve të Durrësit janë larguar tashmë, llogarit Oerd Bylykbashi, nënkryetar i Partisë Demokratike që e quan "listë të shqyer" të Partisë Socialiste.

“Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit? Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve”, –ka shkruar ai në një status në rrjetet sociale, duke akuzuar kryeministrin Rama se i përdor për vota, pastaj i hedh si limona të shtrydhur.

Duke iu referuar rastit të Jurgis Çyrbes, Bylykbashi thotë se dorëheqja para nisjes së hetimeve nuk kompromenton vetëm Edi Ramën, por edhe SPAK, që në këtë rast ngjan sikur të jetë specializuar për ish-funksionarë sepse për më shumë nuk e lejon Rama.

Lista e hapur apo lista e shqyer e PS?

Që nga fillimi i këtij mandati parlamentar në 2021, tre deputetë të PS-së “të votuar” me shumë “vota preferenciale”, kanë dhënë dorëheqje pak para se prokuroria të fillojë hetimet, ose gati 40% e listës së PS në qarkun e Durrësit. Vota preferenciale e zgjedhësve apo e krimit?

Të gjithë e dinë që në Durrës, por jo vetëm aty, Rama ka përdorur Kodin Penal dhe jo Kodin Zgjedhor për të hartuar listën e deputetëve. Ka zgjedhur kandidatët që marrin më shumë vota duke përdorur si kriter llojin e veprës penale dhe masën e dënimit në Kodin Penal.

Rama, pasi i përdor për vota, i hedh si limon i shtrydhur. Pak para se të fillojë hetimi, u kërkon dorëheqjen. Struc-izëm politik që Rama të fshehë kokën në rërë e të thotë nuk kam asnjë deputet apo ministër në detyrë të arrestuar, apo SPAK është i specializuar vetëm me ish-funksionarë, se nuk e lejon Rama?

Ky është standarti i votimeve që Rama i quan zgjedhje. Simbiozë e Politikës, Shtetit dhe Krimit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI