Flash

Sylvinho: Çekia dukej sikur luante kundër Brazilit, na shikonin si ekip të fortë

Lapsi.al 11 October 2024
Sylvinho: Çekia dukej sikur luante kundër Brazilit, na shikonin si

Pas humbjes 2-0 me Çekinë, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, u shpreh për mikrofonin e Tv Klan se ekipi çek kishte performuar më mirë, veçanërisht në aspektin e lojës në ajër, duke treguar një forcë të dukshme në fushë.

“Mendoj se nuk është se skuadra ka humbur entuziazmin, por skuadra kundërshtare kishte me tepri entuziazëm. Ato kishin shumë dëshirë, pritnin prej 13 muajsh këtë ndeshje. Ne dukeshim si skuadra më e madhe e Europës, ata kishim motivim shumë. Kjo nga një anë na jep kënaqësi, por nga ana tjetër humbje mbetet e tillë dhe nuk të pëlqen.

Kundërshtarët tani e studiojnë Shqipërinë dhe e shohin se si na pritnin këtu prej një viti, ky është një avantazh. Dy vite më parë nuk e dinin se kush luante dhe tani e dinë se çfarë kemi bërë, tani duhet të përmirësohemi më shumë. Nuk është vetëm taktikë, duhet kuptuar që na shohin dhe ne duhet të përmirësohemi. Kjo është shenjë që ne duhet të shkojmë në çdo ndeshje 100%. Kjo është një Shqipëri që e studiojnë dhe duhet të përmirësohemi padyshim.

Çdo ndeshje është e ndryshme një nga tjetra. Unë mendoj se ishte një ndeshje e shpejtë dhe ata ishin shumë më mirë se ne në 25 minutat e parë. Ata deshën ta mbyllnin ndeshjen shpejt, dukej sikur luanin kundër Brazilit nga ana tjetër, e pabesueshme. Pastaj patëm dy mundësi me Dakun, Asllanin e në të dytën me Asanin. Ky është futbolli, para 6 muajsh njëra hynte e ti ktheheshe në shtëpi me një pikë. Por ky është futbolli, duhet menduar mirë. Ka gjëra që duhen përmirësuar. Nesër është e vështirë, pas humbjes kemi një udhëtim të vështirë, por vetëm nesër do të mendojmë për Gjeorgjinë.

Është nder për ne kjo, sot dikush të bëjë një ndeshje me Shqipërinë studion 2-3 ditë. Nuk është si më përpara, i shënojmë 3-4-5. Por duhet të përmirësohemi edhe ne shumë se tani skuadra që vijnë, më parë shohin tani që nëse nuk bëjnë mirë, Shqipëria të vret.

Çekia është një skuadër shumë e shpejtë, bëni një analizë të 10 viteve të fundit sa herë kanë shkuar në Botëror e Europian. Lojtarët luajnë në nivele të larta. Unë përshëndeta Çernin, e dini çfarë tha kur i mundëm 3-0? Ai më përqafoi dhe më tha komplimente për punën që keni bërë. Këtë po them sot, njerëzit e futbollit shohin dhe thonë jeni të organizuar. Jemi munduar të bëjmë gjithçka, kjo është Republika Çeke, shumë të fortë. Duhet përmirësuar, por nuk është e thjeshtë, por duhet kuptuar se njerëzit na shohin pak më ndryshe”, tha Silvinjo për “SuperSport’ .

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI