Flash

Trazirat në protestën kombëtare të opozitës, Gjykata e Tiranës lë në burg Sokol Bushkolajn

Lapsi.al 11 October 2024
Trazirat në protestën kombëtare të opozitës, Gjykata e

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg protestuesin Sokol Bushkolaj, të arrestuar pas protestës kombëtare të opozitës më 7 tetor. Prokuroria kërkoi arrest në burg pasi se protestuesi kishte thyer edhe masën e sigurisë arrest shtëpie, lidhur me një vendim të mëparshëm të gjykatës. Bushkolaj akuzohet për kryerjen e veprave penale "Goditjet për shkak të detyrës", "Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse" dhe "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".

Lidhur me protestën po ashtu u ndalua nga policia edhe 47-vjeçari, Gentian Tuga për veprat penale "Goditjet për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrimi i pronës". Pesë persona të tjerë mes tyre një i mitur janë procedur penalisht për veprat penale "Prishja e rendit dhe qetësisë publike" dhe "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik". Gjithashtu u ndoqën penalisht edhe zyrtarët e PD-së, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI