Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve/ Çfarë vendosi Komisioni Europian?

Lapsi.al 12 October 2024
BE shtyn vendosjen e sistemit për kontrollin e kufijve/ Çfarë

Komisioni Europian ka vendosur të shtyjë prezantimin e Sistemit të Hyrjes/Daljes (EES), që është regjistri i automatizuar i bllokut për udhëtarët me qëndrim të shkurtër që pritej të hynte në fuqi më 10 nëntor.

Njoftimi u bë nga Komisionerja për Punët e Brendshme, Ylva Johansson, në përfundim të takimit të ministrave të brendshëm të BE-së, ku u diskutua për këtë çështje.

“10 Nëntori nuk është më një mundësi,” u tha Johansson gazetarëve, duke vënë në dukje se Gjermania, Franca dhe Holanda ishin të papërgatitura për aplikimin e sistemit. Ajo u shpreh se për momentin nuk ka një afat kohor të ri.

Johannson foli për “disa shqetësime kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e sistemit”. Sipas saj, Bashkimi Evropian mund ta prezantojë EES në disa faza, “me një hyrje hap pas hapi në sistem, jo të gjitha pikat e kalimit kufitar në të njëjtën kohë.” Megjithatë, kjo qasje nuk parashikohet në rregulloren aktuale dhe do të kërkoheshin ndryshime në tekstin ligjor për ta realizuar.

EES është një reformë gjithëpërfshirëse që daton që nga viti 2016 dhe është vonuar vazhdimisht. Qëllimi kryesor i strukturës është të modernizojë kontrollet në kufijtë e jashtëm të BE-së dhe të zëvendësojë vulosjen tradicionale fizike të pasaportave. Ajo do të zbatohet për qytetarët jashtë BE-së që vijnë në bllok për vizita, pushime ose udhëtime pune dhe qëndrojnë për një kohëzgjatje totale deri në 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore.

Sapo sistemi të fillojë të funksionojë, vizitorët do të duhet të japin pasaportat e tyre në mbërritje, së bashku me marrjen e një fotografie të fytyrës dhe skanimin elektronik të gjurmëve të gishtave. Të gjitha hyrjet dhe daljet nga Zona Shengen pa pasaportë do të regjistrohen.

Mbledhja e të dhënave biometrike dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale kanë për qëllim të ndihmojnë autoritetet të zbulojnë ata që kalojnë afatin e vizave afatshkurtëra dhe ata që kryejnë mashtrime identiteti.

Të gjitha shtetet anëtare, përveç Qipros dhe Irlandës, dhe katër vende të asociuara në Shengen, si Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, do të marrin pjesë në skemë. Ndërsa pasaportat në Qipro dhe Irlandë do të vazhdojnë të vulosen manualisht.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI