Flash

Berisha: Sot në universitete janë 74 mijë studentë më pak se në vitin 2014, Rama dyfishoi tarifat

Lapsi.al 12 October 2024
Berisha: Sot në universitete janë 74 mijë studentë më

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se në universitet e vendit sot janë 74 mijë studentë më pak se në 2014. Sipas Berishës, Rama ka dyfishuar tarifat e studimeve në këto vite që qeverisë.

Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore, mirënjohjen më të pakufishme ju misionareve dhe misionarëve të kauzës së drejtë, kauzës së pamposhtur të qytetarëve shqiptarë. Mirënjohje të pakufishme oratorëve të kësaj tribune të fjalës së lirë, që përcjellin në të katër anët e Shqipërisë të vërtetat e këtij regjimi të bazuar në drogën, krimin, vjedhjen e shqiptarëve.

Të vërtetat e qëndresës së pamposhtur tuaj, të vendosmërisë tonë në një betejë të pandalshme për realizimin e qeverisë teknike, rikthimin e votës së lirë te shqiptarët, rotacionit politik dhe fitores së opozitës. Të dashur miq, organizata kriminale që kryeson Edi Rama prodhon çdo ditë, çdo javë të këqija, akte armiqësore, akte brutale, akte shkatërrimtare ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në sulm sot janë si kurrë ndonjëherë në histori, universitetet e vendit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI