Flash

Vrasja në Ekuador/ Aktivistja polake, dosjet e zhdukura dhe mafia shqiptare

Më 8 qershor, Monika Silva-Koniuszek u vra në Ekuador. Pasi siguroi një hard disk që përmbante dokumente të mbledhura nga aktivistja polake, BIRN zbuloi një rrjet kompanish të lidhura me banda shqiptare, të cilat dyshohet se përdoreshin për pastrimin e parave nga trafiku i drogës.

20:28 Szymon Opryszek

Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin gati për përdorim, DW: Një zgjidhje për BE-në?

Lapsi.al 12 October 2024
Me disa muaj vonesë, qendrat për emigrantët në Shëngjin

Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. "Dy strehimoret janë gati për përdorim", tha ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gjatë vizitës në këto qendra.

Italia do t'i strehojë në Shqipëri refugjatët derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Kampet e pritjes për strehimin e tyre janë gati. Nëse ky model mund të shërbejë për të gjithë Europën, është e diskutueshme. "Të dy strehimoret janë sot të gatshme për t'u përdorur", tha ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, gjatë një vizite (11.10.2024) në këto dy qendra. Eshtë megjithatë e paqartë, se kur do të mbërrijnë aty për herë të parë refugjatët. Në të dy qendrat do të vendosen personat, të cilët autoritetet italiane i kapin në det të haour në bordet e anijeve me refugjatë në Mesdheun qendror. Sipas qeverisë italiane në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijë vetë.

Dëbimet direkt nga Shqipëria

Italia planifikon fillimisht që të përdorë portin e Shëngjinit në Adriatik për verifikimin fillestar të refugjatëve. Më pas ata do të strehohen në kampin qendror në Gjadër. Që këtej qeveria italiane do të shqyrtojë kërkesat për azil. Migrantët e klasifikuar si vulnerabël gratë e fëmijët, nuk do të strehohen në këto qendra, por do të dërgohen në Itali. Vetëm nëse kërkesa për azil miratohet, njerëzve do t'u mundësohet hyrja në Itali. Nëse aplikimi refuzohet, sipas planeve, dëbimi do të jetë i mundur me procedurë më të shpejtë. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë model.

Një zgjidhje për BE-në?

Italia është një ndër vendet e BE-së më të prekura nga lëvizjet e migracionit nga Afrika drejt Europës përmes Detit Mesdhe. Kryemnistrja italiane Giorgia Meloni në vjeshtë 2022 mori postin me premtimin, se do ta kufizojë migracionin drejt Italisë. Përpara një viti ajo ra dakord me homologun shqiptar Edi Rama për ndërtimin e qendrave - fillimisht me afat për pesë vjet me një investim prej 670 milionë eurosh. Italia dhe Hungaria kanë propozuar që ky parim të shtrihet në të gjithë BE-në duke ngritur të ashtuquajturat "qendra të kthimit", ku migrantët pa të drejtë qendrimi të dërgohen në vendet jashtë BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen vitin e kaluar u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare. Të tjera shtete të BE-së e konsiderojnë si të papërshtatshme këtë marrëveshje.

Ministria e Brendshme gjermane po verifikon kushtet ligjore

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, një procedurë të tillë "nuk e përjashton". Ministria e Brendshme në pranverë mori një sërë ekspertizash për të verifikuar rregulloren e shteteve të treta duke u konsulutuar me ekspertë.

Ekspertët arritën kryesisht në konkluzionin, se një model i tillë është i vështirë të aplikohet për shkak të problemeve praktike dhe ligjore. Faeser deklaroi, se konkluzionet e këtyre konsultave do të prezantohen së shpejti. Ministria e saj ndërkohë po punon për një kuadër, në të cilin të përshkruhe, se "çfarë është e mundur dhe çfarë jo".

"Çështja më e rëndësishme" sipas saj, është të gjendet një shtet, që është vërtetë i gatshëm për të zbatuar procedurat e azilit dhe të kthimit të refugjatëve, tha Faeser (10.10.2024). Shqipëria ndërkohë e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së qendrave të tjera në territorin e saj. Sipas të dhënave të BE-së vitin e kaluar iu kërkua më shumë se 480.000 shtetasve nga vende të treta që të largohen prej BE-së, por vetëm një në pesë është kthyer vërtetë./DW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI