Flash

Ricci në shënjestër të Milanit: Moncada në Olimpiko për ta vëzhguar nga afër!

Lapsi.al 12 October 2024
Ricci në shënjestër të Milanit: Moncada në Olimpiko

Mesfushori i Torinos është emri që ka tërhequr vëmendjen e Milanit. Kuqezinjtë tashmë kanë nisur lëvizjet për tregun e janarit. Milan planifikon të sjellë dy përforcime për Fonseca, përveç ndonjë zhvillimi të papritur në stolin e trajnerit.

Bëhet fjalë për një mesfushor dhe një sulmues. Me lëndimin e Bennacerit, tekniku portugez ka numër të kufizuar lojtarësh në mesfushë. Në veçanti i mungon një zëvendësues i vërtetë për Fofanën, i cili është bërë  i pazëvendësueshëm. Do të kërkohet të mbushet ky boshllëk derisa Musah të mësojë të luajë në rolin e ish-lojtarit të Monacos.

Në sulm, me Abraham dhe Morata shpesh të angazhuar nga minuta e parë, ndaj nevojitet një rezervë e gatshme për të hyrë në lojë. Jovic pritet të largohet, pasi deri tani ka luajtur vetëm 78 minuta. Largimi i tij mund të krijojë hapësirë për të tjerë.

Emri kryesor për mesfushën mbetet Samuele Ricci. Prania e Geoffrey Moncadës në Olimpiko të enjten, për të ndjekur nga afër Riccin gjatë ndeshjes Itali-Belgjikë, konfirmon interesin e fortë të Milanit. Natyrisht, do të jetë shumë e vështirë të merret nga granatët në janar. Kjo për shkak të çmimit (jo më pak se 30 mln) dhe konkurrencës nga disa klube të Premier League. Prandaj, ka një qëllim për të shqyrtuar alternativa të tjera. Nga Frendrup i Genoas te Chukwuemeka i Chelsea, duke përfshirë kolumbianin Rios (në Palmeiras) dhe Cardoso, që është nën kontratë me Betis Sevilla.

Dhe në sulm? Jovic pritet të largohet. Qëllimi është të sigurohet një sulmues që mund të lehtësojë Moratën dhe Abrahamin. Ky i fundit tashmë duhet konsideruar si titullar. Gjasat janë për një huazim, ndaj duket e vështirë të mendohet një rikthim të Gimenez të Feyenoord. Lojtari është kërkuar në orët e fundit të merkatos së verës.

 

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI