Flash

Cafu: “Maldini është Milani, duhet të punojë gjithmonë atje. Ka qenë mbrojtësi më i madh në histori”

Lapsi.al 13 October 2024
Cafu: “Maldini është Milani, duhet të punojë

Sipas Cafu, kur flitet për Milanin, është si të flasësh për Paolo Maldinin. Një kapiten dhe një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, por mbi të gjitha një njeri shembullor për brazilianin, i cili në Festivalin e Sportit në Trento nuk e fshehu admirimin për ish-lojtarin e Milanit: “Te Milani kam pasur shokë skuadre të jashtëzakonshëm. Si Maldini, ai është Milani. Ka qenë mbrojtësi më i madh në historinë e futbollit, e ka bërë Milanin të madh dhe duhet të punojë gjithmonë atje.”

Një mesazh i qartë nga “Pendolino”, i cili dëshiron ta shohë sërish Maldinin në drejtimin e klubit kuqezi. Për Cafu-n, Milani është Maldini dhe Maldini është Milani. Sepse ai e ka njohur dhe përjetuar atë në ato vite të mrekullueshme me fanellën e Djallit. Një mundësi që erdhi thuajse rastësisht: “Unë po shkoja në Japoni, te Yokohama, më pas më telefonuan Leonardo dhe Braida, por mendova se ishte një shaka, kisha 33 vjet. Kisha një parapakontratë dhe më kishin paguar tashmë, por i ktheva të gjitha dhe shkova te Milani. Ancelotti donte të luaja vetëm 12 ndeshje në vit, por unë i luajta të gjitha, deri në moshën 38 vjeç. Nuk doja të pushoja kurrë, luaja gjithmonë dhe fituam gjithçka që mund të fitohej.”

Lexo edhe:

Emocioni i Paolo Maldinit: “Daniel ka vuajtur shumë, është një shpërblim i merituar”

“Ishim një skuadër që vraponte shumë, unë gjithmonë isha në formë nga ana fizike. Nëse jam mirë, atëherë në fushë merrem unë me gjithçka…” tregoi Cafu në Festivalin e Trentos, duke folur edhe për raportin e veçantë me Ancelottin, i cili e donte shumë te Milani: “Trajner, baba, vëlla. Për mua ai ishte gjithçka. Berlusconi, nga ana tjetër, ishte mbresëlënës, çdo ditë kishte një taktikë në mendje. Ai vinte në Milanello dhe na jepte këshilla. Fantastik. Dhe i respektonte të gjithë lojtarët.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI