Flash

“Një gabim e je i vdekur”: Sylvinho në presioni, lajmëron ndryshime kundër Gjeorgjisë

Lapsi.al 13 October 2024
“Një gabim e je i vdekur”: Sylvinho në presioni,

“Ndeshjen e Gjeorgjisë me Ukrainën e pashë, ishte 50-50, ndeshje e vështirë. Ukraina ka lojtarë të pabesueshëm por Gjeorgjia bëri mirë. Ashtu dhe ne me Gjeorgjinë e megjithatë humbëm. Në fund, balanca është mes të gjithëve, me një gabim pëson gol dhe je i vdekur”. Tekniku Sylvinho vendos ekuilibrat e grupit, për të theksuar paparashikueshmërinë e grupit 1 të Ligës B në Nations League. Në konferencën për shtyp në Tbilisi braziliani nuk u tërhoq nga objektivi vendi i parë.

Formacioni shqetëson teknikun Sylvinho, duke qenë se një pjesë e lojtarëve nuk e bindën në Pragë dhe shpenzimi I energjive mund të plotësojë kuadrin. “Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Nuk e dimë ende, kemi bërë një udhëtim të gjatë nga Praga këtu, kemi ardhur vonë në hotel, do ta kuptojmë nesër. Kemi stërvitjen, të flasim me lojtarët dhe nesër kemi një ditë kohë që të vendosim. Ne kemi lojtarë që mund të hyjnë në fushë dhe i besojmë 100%, por zgjedhjen do ta bëjmë nesër”.

Lexo më tej: Sylvinho: Çekia dukej sikur luante kundër Brazilit, na shikonin si ekip të fortë

Në Mikheil Meskhi luhet gjithçka për vendin e parë, duke qenë se fitorja e Gjeorgjisë do ti nxirrte kuqezinjtë kashtë loje. Kështu presioni do të jetë I madh dhe Sylvinho e ndjen: Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë. Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.

https://www.youtube.com/live/kyx55mTERE8?si=naGdTXB18TzNpxEw

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI