Flash

Dështon tenderi për portin e ri të Durrësit, asnjë investitor i interesuar

Lapsi.al 14 October 2024
Dështon tenderi për portin e ri të Durrësit, asnjë

Tenderi me vlerë afro 400 milionë euro që synonte të gjente kontraktorë për të kryer punimet e fazës së parë të një projekti kontrovers të qeverisë që synon privatizimin e portit ekzistues dhe ndërtimin me fondet e taksapaguesve të një porti të ri, dështoi të tërheqë ofertues, bëhet e ditur nga Agjencia e Prokurimit Publik.

Tenderi me titull: Porti i Ri Tregtar i Integruar i Durrësit në Porto Romano – Faza I, me fond limit 39.3 miliardë lekë dhe që është planifikuar të financohet nga ndryshimet me procedurë të përshpejtuar në ligjin e buxhetit të shtetit, kishte për qëllim kryerjen e punimeve për një port të ri nën pronësi publike dhe të financuar nga taksapaguesit për t’u zhvilluar në zonën e Porto Romanos në veri të Durrësit. Arsyeja e ndërtimit të këtij porti është se qeveria e kryeministrit Edi Rama, përmes procedurave të negocimit të drejtpërdrejtë dhe sekrete me një palë private ka vendosur që të privatizojë pa kundërshpërblim portin ekzistues dhe të lejojë kompaninë private të përdorë kalatat dhe territoret ekzistuese të portit për të ndërtuar pallate.

Rrjedhimisht, për shkak se Durrësi është i vetmi port efikas në Shqipëri dhe përpunon mbi 96% të mallrave që importohen apo eksportohen me rrugë detare në vend, Shqipërisë i nevojitet të ndërtojë një port të ri. Planet fillestare të qeverisë për ta ndërtuar portin me koncesion dështuan të tërheqin investitorë potencialë, gjë që shtyu qeverinë të ndërmarrë ndërtimin e portit të ri me financim nga taksapaguesit.

Tenderi për fazën e parë u thirr me procedurë të kufizuar, pra ku një numër operatorësh të përzgjedhur nga qeveria u ftuan të marrin pjesë dhe vetë kryeministri Edi Rama doli publikisht në hapjen e tenderit për të promovuar projektin. Por së fundmi, procedurat u anuluan me shënimin: “nuk është paraqitur asnjë kërkesë përkatëse në procedurat me faza.”

Projekti i privatizimit për të ndërtuar pallate në Portin e Durrësit ka çuditur shumë ekspertë mbi paparashikueshmërinë vendimmarrëse. Planet për ndërtim pallatesh gjithsesi nuk duket se po ecin sipas dëshirës. Një pikë kontroverse në kontratën e koncesionit me sipërmarrësit Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, e cila i ofronte pasaportë shqiptare çdo të huaji që blinte një apartament aty, hasi në kundërshtinë e Bashkimit Evropian ndërsa tani, dështimi i planeve për ndërtimin e një porti të ri e bën të pamundur mbylljen e portit ekzistues./Reporter.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI