Flash

Berisha: Me zgjedhje të lira, Edi Rama do ndahet më keq se partia e Ramiz Alisë në 1992

Lapsi.al 15 October 2024
Berisha: Me zgjedhje të lira,  Edi Rama do ndahet më keq se partia e

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, u shpreh se me zgjedhje të lira partia e krimit të Edi Ramës do ndahet më keq se e njëjta parti e Ramiz Alisë në vitin 1992.

Gjithashtu, Berisha tha se PD beson në një drejtësi të pavarur dhe beson në një drejtësi që zbaton ligjin dhe Kushtetutën.

"Është e vërtetë që në republikën e Xhorxh Sorosit, jo Xhorxh Oruellit, drejtësia u shndërrua në degë të ekzekutivit. Por është e vërtetë që PD beson në një drejtësi të pavarur. Beson në një drejtësi që zbaton ligjin dhe Kushtetutën. Në këtë kontekst, ne jemi të angazhuar në një betejë pa kthim të mosbindjes civile për krijimin e një qeverie teknike në mënyrë që shqiptarët të mund të votojnë të lirë, me bindjen më të thellë se me zgjedhje të lira, partia e krimit të Edi Ramës do ndahet më keq se e njëjta parti e Ramiz Alisë në vitin 1992. Pra, është në dorën e demokratëve, të PD dhe opozitës, që në këtë betejë të rikthejë votën e lirë, të garantojë rotacionin dhe normalizimin e Shqipërisë," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI