Flash

Mbappé i përfshirë në një përd*unim: lajmin që vjen nga Suedia, sulmuesi e mohon

Lapsi.al 15 October 2024
Mbappé i përfshirë në një përd*unim: lajmin

Problemet nuk kanë të sosur për Kylian Mbappé, në një periudhë negative që nga momenti kur la Francën dhe u transferua te Real Madrid. Sipas gazetës suedeze Aftonbladet, sulmuesi francez është i përfshirë në një akuzë për përdhunim, për të cilën policia e Stokholmit hapi një hetim javën e kaluar.

“Fake news!!!” ka reaguar lojtari në platformën X, duke përmendur edhe një lidhje mes akuzës dhe seancës së ardhshme gjyqësore që është planifikuar për nesër, përpara një komisioni të Ligës Franceze të Futbollit, lidhur me mosmarrëveshjen financiare që e kundërshton me Paris Saint-Germain, ish-klubin e tij. Mbappé kërkon 55 milionë euro në paga dhe shpërblime të prapambetura nga PSG.

Rindërtimi i ngjarjes

Të enjten në mbrëmje, në Stokholm, Mbappé ishte me një grup njerëzish në restorantin Chez Jolie, dhe më pas u zhvendos në një lokal nate të quajtur V, ku takoi disa persona të tjerë, sipas Aftonbladet. Një fotografi e bërë në këtë klub, një disko, kishte shkaktuar shumë polemika, pasi ndërkohë që ai ishte duke u argëtuar në Stokholm, kombëtarja franceze po luante pikërisht në kryeqytetin suedez kundër Izraelit në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbappé nuk ishte thirrur për ndeshjen për shkak të gjendjes së tij jo të mirë fizike, siç konfirmoi trajneri Didier Deschamps. Sipas gazetës suedeze, përdhunimi dyshohet se ka ndodhur atë mbrëmje “në qendër të Stokholmit”, bazuar në një ankesë që Aftonbladet pretendon se e ka konsultuar: “policia mori ankesën të shtunën, pasi gruaja iu nënshtrua trajtimeve”.

Nuk është bërë publik identiteti i personit të akuzuar ose të dyshuar për përdhunim. Prokuroria suedeze ka konfirmuar që një hetim është në zhvillim për një denoncim përdhunimi në qendër të Stokholmit më 10 tetor. Fotografi të publikuara nga Aftonbladet tregojnë se policia ishte sot përballë hotelit ku Mbappé dhe shoqëruesit e tij qëndruan gjatë vizitës në Stokholm.

Lexo më tej:Mbappé injoron Francën: plani për të fituar Topin e Artë dhe Real Madridin

“Sot, një tjetër shpifje ka filluar të qarkullojë në internet, duke ardhur nga gazeta suedeze Aftonbladet,” njofton shoqëruesi i lojtarit me një komunikatë. “Bëhet fjalë për akuza plotësisht të rreme dhe të papërgjegjshme, dhe përhapja e tyre është e papranueshme. Për t’i dhënë fund kësaj metodike për shkatërrimin e imazhit të Kylian Mbappé, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme ligjore për të rivendosur të vërtetën dhe për të ndjekur penalisht këdo - person ose media - që është i përfshirë në ngacmimin moral dhe shpifjen që Kylian Mbappé po përjeton vazhdimisht.”

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI