Flash

Ndahet nga jeta reperi i njohur, Ka

Lapsi.al 15 October 2024
Ndahet nga jeta reperi i njohur, Ka

Reperi Kaseem Ryan ka ndërruar jetë  në moshën 52-vjeçare.

Familja e muzikantit  konfirmoi vdekjen e tij të hënën përmes  një deklarate në rrjetet sociale.

“Zemërthyer njoftojmë vdekjen e Kaseem Ryan reperit dhe producentit të njohur si Ka”, shkroi familja e tij në një postim në Instagram.

“I lindur dhe i rritur në Brownsville, Brooklyn, Ka jetoi një jetë në shërbim të qytetit të tij, komunitetit dhe muzikës së tij.

Si një veteran 20-vjeçar i Departamentit të Zjarrfikësve të Nju-Jorkut, ai vuri jetën e tij në vijën e parë për të mbrojtur bashkëqytetarët e tij. Ka u ngrit në gradën e kapitenit të FDNY dhe ishte reaguesi i parë më 11 shtator 2001 gjatë sulmeve në Qendrën Botërore të Tregtisë. Ai lë një trashëgimi të jashtëzakonshme si artist, duke përfshirë 11 albume solo të njohura të vetë-publikuara. Ka ka lënë pas gruan, nënën dhe motrën”, përfundon deklarata.

Të këshilluara

T.I heq dorë nga koncertet?

T.I ka zbuluar së fundmi  se nuk dëshiron të performojë më live teksa vizitonte shfaqjen e pasdites të 96.1 the Beat të enjten. T.I. dhe Young Dro u ulën me ...

11:05

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI