Flash

Guardiola drejt largimit, City ka gati zëvendësuesin: është Ruben Amorim

Lapsi.al 16 October 2024
Guardiola drejt largimit, City ka gati zëvendësuesin: është

Manchester City po përgatitet për një ndarje të mundshme nga Pep Guardiola. Trajneri katalanas, kontrata e të cilit skadon në fund të sezonit, nuk ka gjasa të rinovojë pas largimit të Txiki Begiristain. Prandaj, klubi duhet të mendojë për një zëvendësim.

RUBEN AMORIM ZËVENDËSUESI I SPANJOLLIT?

Emri më i nxehtë, siç raporton Guardian, për të zëvendësuar Pep Guardiolën në pankinën e Manchester City është Ruben Amorim. Portugezi aktualisht është menaxher i Sporting Lisbona, një vend që e mbajti pavarësisht se u kontaktua nga shumë emra të mëdhenj gjatë verës, mbi të gjitha Liverpool që kërkonte një zëvendësues për Klopp.

Megjithatë, Amorim i refuzoi Reds, ashtu siç kishte refuzuar Chelsea dhe Ëest Ham në të kaluarën, për të vazhduar rrugën e tij me Sportingun së bashku me Hugo Viana, drejtor sportiv i portugezëve.

VIANA SJELL AMORIM TE CITY

Megjithatë, Hugo Viana tashmë ka ndryshuar ambjent, ose të paktën do ta bëjë këtë zyrtarisht në fund të sezonit, duke u bërë drejtori i ri sportiv i Manchester City. Për portugezin është planifikuar një periudhë praktike në krah të Begiristain, i cili do të tërhiqet në fund të sezonit, për të lënë gjithçka në duart e Hugo Viana.

Lexo më tej: Qendron apo jo te Manchester City? Guardiola zbulon (pjesërisht) të ardhmen e tij

Pikërisht marrëdhënia mes drejtorit sportiv – i cili ka qenë te Sporting që nga viti 2018 – dhe Amorim mund të jetë çelësi për sjelljen e portugezit në Mançester në rast se Guardiola thotë lamtumirë. Një raport që mund të ndihmojë edhe në përpjekjen për të bërë lëvizjen e madhe për Gyokeres, sulmues i Sporting dhe makinë e vërtetë golash. Ashtu si Haaland në fund të fundit, por mbetet të shihet se çfarë do të vendosë norvegjezi nëse Guardiola largohet nga City. Për të ka interes nga Barcelona dhe PSG, dhe ndoshta është koha për të ndryshuar ambjent.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI