Flash

Prapaskena e bujshme: "Fabian Ruiz 'favorizoi' Italinë, ndaj Luis Enrique e hoqi nga kombëtarja"

Lapsi.al 16 October 2024
Prapaskena e bujshme: "Fabian Ruiz 'favorizoi' Italinë, ndaj

Ndoshta tani te PSG do të kenë bërë paqe, por në kohën kur Luis Enrique ishte trajner i Furive të Kuqe marrëdhënia mes të dyve nuk ishte tamam idilike. Madje ish-lojtari i Napolit Fabian Ruiz u la jashtë kombëtares, në të cilën më pas u kthye si protagonist me de la Fuente. Arsyeja e përjashtimit të tij nga Spanja, megjithatë, nuk ishte teknike, por ndëshkuese.

Pavarësisht se Luis Enrique dhe mesfushori tani janë së bashku te Paris Saint Germain, e vërteta është se gjatë Kampionatit Evropian 2021, trajneri kishte "akuzuar" Fabian Ruiz për rrjedhjen e informacionit për titullarët kundër Italisë te medait. Ajo njëmbëdhjetëshe, e cila përmbante surpriza, ishte publikuar shumë herët dhe më pas pati ulërima nga Luis Enrique në dhomën e zhveshjes. Tekniku u fut në kontakt me persona të stafit të tij dhe aty nisi të hetonte, edhe pse askush tjetër nuk i dha aq shumë rëndësi asaj që kishte ndodhur.

Lexo më tej: Fabian Ruiz, i përçmuari i Napolit që u shpall MVP i Europianit

Fabian ishte përcaktuar si fajtori. Megjithatë, askush nuk e pranoi nëse lojtari ishte informuar para të tjerëve. Luis Enrique pretendoi se dyshimet e tij bazoheshin në faktin se lëvizja e padrejtë e Fabian Ruiz ishte për shkak të një trilli të mëparshëm të mesfushorit, i cili në atë kohë luante për Napolin. Në fakt, ai nuk kishte startuar asnjëherë në fazën e grupeve të kompeticionit, ashtu si në 1/8 kundër Kroacisë. E akoma më keq, në çerekfinale kundër Zvicrës nuk doli fare në fushë për asnjë minutë. E duke qenë se ai nuk ishte mes titullarëve as kundër Italisë, trajneri mendoi se ishte ai spiuni.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI