Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Vjen "Giro d'Italia", Rama paguan 7 milion euro nga paratë e shqiptarëve

Lapsi.al 16 October 2024
Vjen "Giro d'Italia", Rama paguan 7 milion euro nga paratë e

Nëse është problem parash, nuk është problem për qeverinë e popullit më të varfër të Europës. Prandaj edhe qeveria e Edi Ramës do të paguajë 7 milionë euro nga paratë e shqiptarëve për të sjellë në Shqipëri "Giro d'Italia", garën e famshme të ciklizmit që jemi mësuar ta ndjekim nga ekrani i Rai.

Në maj të vitit tjetër, raporton La Repubblica "Giro d'Italia" zhvendoset në Shqipëri pasi qeveria Rama është gati të paguajë shumën e duhur. Në ndërkohë, raportet ndërkombëtare e rendisin popullin shqiptar si më të varfërin në rajon dhe në Europë, ndërsa rritja më e fundit për pensionistët ishte vetëm 4 mijë lekë të vjetra.

Megjithatë pensionistët do të  kenë luksin të shohin nga ekranet e televizioneve shqiptare atë që deri dje e shihnin tek ato italiane. Për më tepër, gara do të zhvillohet në maj 2025 kur do të jetë edhe kulmi i fushatës së ardhshme për zgjedhjet parlamentare, koha më e mirë për "cirk dhe bukë".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI