Flash

Benzinë apo parfum në parlament? PS përdor hundën e Ministrit të Brendshëm për ta mësuar

Lapsi.al 17 October 2024
Benzinë apo parfum në parlament? PS përdor hundën e

Ndërprerja e seancës plenare që kërkoi Elisa Spiropali nuk u bë për të verifikuar çfarë ishte lënda që hodhën deputetët e opozitës në sallë më shumë sesa thjesht për të qetësuar gjendjen.

Pas ndërprerjes asgjë nuk ndodhi në sallën e parlamentit i tha një burim Lapsi.ak. Nuk u panë as ekspertë apo specialistë për të verifikuar nëse ishte benzinë ose jo. Dhe s'ka ende një përgjigje zyrtare për këtë. Mazhoranca përdori vetëm hundën e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

Gjatë pushimit disa herë ai u pa t'u merrte erë shisheve ku ishte lënda. Shkëmbeu disa batuta me Belinda Ballukun dhe pastaj i mori shishet i futi në qese për t'i vendosur poshtë tavolinës ku qëndron.

Natyrisht që nëse bëhet fjalë për benzinë dhe nëse do t'u vihej flaka, situata brenda sallës do të ishte e rrezikshme. Megjithatë deri më tani s'ka një komunikim zyrtar se çfarë lënde përmbanin ato shishe brenda. Vetë deputetja Elda Hoti tha se ishte aromatizues. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidh...

21:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI