Flash

BoboTV u shkatërrua, Vieri akuzon dy shokët: “Adani dhe Cassano për mua nuk ekzistojnë më!”

Lapsi.al 17 October 2024
BoboTV u shkatërrua, Vieri akuzon dy shokët: “Adani dhe Cassano

Christian Vieri, ish-sulmues i Kombëtares dhe i Interit, Juventusit dhe Milanit ndër të tjera, shpreh mendimin e tij për sulmuesit e rinj të kampionatit italian dhe nuk i kursen disa shigjeta për ata që dikur i konsideronte miq.

“Qendërsulmuesi i Kombëtares? Mbetet një periudhë jo veçanërisht brilante në aspektin e bollëkut,” ka deklaruar Vieri për Corriere della Sera, duke gjetur megjithatë personin që mund të zgjidhë këtë problem. “Retegui duket se ka bërë një hap të madh përpara - vazhdoi Bobo -. Te Atalanta ka takuar një nga trajnerët më të mëdhenj në botë dhe nuk është rastësi që po shënon me vazhdimësi, përveçse po ofron një punë të shkëlqyer për ekipin në përgjithësi. Është i rëndësishëm për Italinë. Dhe tani presim edhe Scamacca”.

NGA MIQ NË ARMIQ

Ata që e kanë ndjekur atë më së fundmi në aventurat e tij jashtë fushës nuk kanë mundur të mos ndesheshin të paktën një herë me “Bobo TV”, podcastin me temë futbolli që transmetohej në Tëitch me Adani, Cassano dhe Ventola, përpara ndarjes që i çoi ish-futbollistët të ndjekin rrugë të ndryshme. Duke u rikthyer në këtë temë, Vieri duket se nuk i ka pëlqyer fjalët e fundit të dy ish-shokëve të tij të aventurës mediatike: “Kam dëgjuar të flitet shumë dhe pa vend, si për mua ashtu edhe për familjen time, dhe familja ime nuk duhet të preket kurrë nga askush. Unë e kisha mbyllur me një komunikatë për shtyp, dhe që atëherë nuk kam folur më për këtë temë. Për mua, Adani dhe Cassano nuk ekzistojnë më”.

Lexo më tej: Vieri, rrëfimi i sinqertë për Ronaldo Fenomenin: "Zoti i kishte thënë, ti duhet të luash futboll"

TITULLI KAMPION

Duke iu kthyer futbollit të luajtur, Bobo ka mendime të qarta për skuadrat e sigurta dhe surprizat e kësaj Serie A: “Nuk kam dyshime: Napoli do të luftojë për titullin. Lazio është surpriza e vërtetë dhe do të luftojë për të shkuar në Champions. Lotito është një nga presidentët më të mirë që qarkullon. Do të shkoj së shpejti ta shoh drejtpërdrejt, së bashku me tifozët e mrekullueshëm që kanë një ndjenjë unike përkatësie”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI