Flash

"Efektivi në Kuvend nuk kishte armë", Gaz Bardhi numëron gënjestrat e policisë: Shteti personal i Ramës sot doli zbuluar

Lapsi.al 17 October 2024
"Efektivi në Kuvend nuk kishte armë", Gaz Bardhi

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi ka reaguar sërish, pasi policia tha është e pavërtetë që sot një efektiv pranë parlamentit të ketë pasur armë.

Bardhi tha se policia e shtetit të Edi Ramës është e pabesueshme dhe është kthyer në mashtruese seriale. Ai tha se kjo polici ka gënjyer në rastin e vrasjes së Klodian Rashës, kur tha se Egli Proga vdiq i dehur dhe u rrëzua, kur deklaroi se në Shqipëri nuk ka toka të mbjella me kanabis etj.

“Është e njëjta Polici që tha sot se polici i Forcave Speciale nuk kishte armë brenda Kuvendit, ajo që më parë na ka thënë:

Që i ndjeri Klodian Rasha ishte i armatosur prandaj e vrau Policia e Shtetit – GËNJESHTËR,

Që i ndjeri Egli Proga vdiq se ishte i dehur dhe u rrëzua – GËNJESHTËR,

Që në Shqipëri ka zero sipërfaqe të mbjella me kanabis – GËNJESHTËR, apo

Që në protestën e 7 Tetorit nuk kishte asnjë protestues të lënduar dhe që ndodhej në spital – GËNJESHTËR, e plot e plot të tjera.

Gënjeshtrat i sajojnë aq trashë, sa edhe vetë propaganda e Qeverisë që Shqipëria është vend në lulëzim e sipër, ndërkohë që jemi të parët në Europë për numrin e qytetarëve në varfëri ekstreme.

Propaganda dhe dezinformimi nuk e mbulojnë dot të VËRTETËN! Sot shteti personal i Edi Ramës degradoi në mashtrim, për shkak se doli zbuluar ashtu siç është -shtet arbitrar policor!”, shkruan Bardhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI