Flash

“Mos i përjashtoni parlamentarët si kope bagëtish”/ Dule: Thërrisni Konferencën e Kryetarëve

Lapsi.al 17 October 2024
“Mos i përjashtoni parlamentarët si kope bagëtish”/

Deputeti i PBDNJ, njëkohësisht kryetar i saj, Vangjel Dule bën thirrje që deputetët e opozitës të lejohen të hyjnë në Kuvend për të marrë pjesë në seancën plenare. Gjatë fjalës së tij Vangjel Dule tha se parlamentarët nuk duhet të përjashtohen si kope bagëtish, ndërsa kërkoi mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

“Javën e kaluar tentova të hyj në parlament, më penguan punonjësit e Gardës duke thënë se po zbatonin urdhrat. E njëjta gjë dhe sot, me gjuhë patronazhisti, me gjuhë nacionaliste duke më kujtuar identitetin tim etnik. Është kjo frymë që dëshironi të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë, ka parë shumë. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes, zoti Shalsi dhe lërini retorikat me gogola”, tha Vangjel Dule.

Kuvendi i Shqipërisë u rikthye këtë të enjtë në seancë plenare, më datë 17 tetor në orën 10:00 të mëngjesit. Seanca e javës së kaluar u anulua për shkak të vizitës zyrtare të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI