Flash

VIDEO/ Policia mohon mbajtjen e armëve në parlament

Lapsi.al 17 October 2024
VIDEO/ Policia mohon mbajtjen e armëve në parlament

Në një nga konfliktet që ndodhën sot në parlament mes deputetëve të përjashtuar të opozitës dhe policëve, u duk se një polic lëviz dorën e djathtë në të njëjtin pozicion sikur të ishte duke nxjerrë një armë. Përballë tij ishte deputeti i PD Luan Baçi që tentonte të futej në sallë.

Veprimi i policit duket instiktiv në pamje të parë, por nxjerrja e një arme në oborrin e parlamentit për t'ia drejtuar deputetit do të ishte skandal. Në video duket që polici vetëm sa e vendos dorën në ije, ndërsa Luan Baçi shkon larg dhe thotë se ia vunë armën në gjoks.

Policia doli me një njoftim zyrtar ku tha se asnjë efektiv i saj në kuvend nuk ka qenë i armatosur.

"Bazuar në ligjin “Për tubimet”, punonjësit e Policisë, të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit, asnje punonjes policie nuk ka qene i pajisur me armë zjarri gjate tubimit, po vetëm me mjete mbrojtëse dhe me shkopinj gome. Përgënjeshtrojmë lajmin që punonjës të Policisë, në tubim, iu kanë nxjerrë tubuesve, armët e zjarrit" thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

Del sondazhi/ Bie pëlqimi për Edi Ramën

Gjatë periudhës 22 Shtator deri në 02 Tetor 2024 Datacentrum dhe Barometri në Euronews Albania ka pyetur ballë për ballë 1000 qytetarë në gjithë Shqipërinë lidh...

21:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI