Flash

Xhixho: Të dhunosh deputetët që duan të ushtrojnë profesionin, ndodh vetëm në këtë qeveri banditësh

Lapsi.al 17 October 2024
Xhixho: Të dhunosh deputetët që duan të ushtrojnë

Deputetja Erisa Xhixho ka deklaruar se në mënyrë të jashtëligjshme u pengua të futej brenda seancës plenare. Në një prononcim për mediat jashtë dyerve të Kuvendit, nënkryetarja e Partisë Së Lirisë tha se gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlament.

"Jam penguar në mënyrë të jashtëligjshme për të hyrë në seancë plenare. Gardistët që guxojnë të prekin deputetët zonja pa ligj me urdhër politik nuk kanë vend në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Në fakt ne jemi rrethuar prej tyre se ky as parlament nuk është, është një ministri e bandës së inceneratorëve. Të ndalosh, të dhunosh e të guxosh të prekësh deputetët e të përjashtosh në mënyrë të jashtëligjshme deputetët e opozitës një ose dy muaj, në një rregullore që e ka rrëzuar GJK, ndodh në këtë parlament që dëmkën më të madhe ka rrëzimin e vendimeve të GJK.

Ka miratimin e ligjeve me porosi, vjedhjet galopante që i bën qytetarëve të këtij vendi e ndërkohë që deputetët që kërkojnë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndalohen në mënyrë të paligjshme e kjo është një këmbanë alarmi për dhunën që siç i bëhet Salianjit që sot është në burg pa ligj, këshu po kufizohet dhe fjala e deputetëve. Kjo është një betejë që do duhet të vazhdojë në çdo shesh, një betejë që prek çdo qytetar, kjo nuk është qeverisje, por është një grup kriminal që ashtu siç ideoi inceneratorët, vjedh popullin më të vjetër në Europë", tha Xhixho.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI