Flash

Berisha: Presion Kushtetueses që të mos njihen përgjimet SkyEcc

Lapsi.al 18 October 2024
Berisha: Presion Kushtetueses që të mos njihen përgjimet SkyEcc

I pyetur nga gazetarët në lidhje me atë që po ndodh në Gjykatën Kushtetuese, Sali Berisha deklaroi se, politika dhe bandat që nuk janë të interesuara për përgiimet e SKYEcc dhe EncroChat duan të çekuilibrojnë korumin e gjykatës Kushtetuese para marrjes së vendimit.

Lexo më tej: Gjykata e Strasburgut vendos ligjërimin e bisedave të EnkroChat 

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

Me gjyqtarët brenda Gjykatës Kushtetuese po ndodhin të gjitha format antikushtetuese të presionit ndaj tyre dhe gjithçka synohet të delegjitimojë dokumente legjitime zyrtare që vendet partnere kanë dorëzuar sepse e konsiderojnë si detyrim të ndihmojnë publikun shqiptar për të pasur një mjedis të sigurt, por edhe si detyrim për rrezikun e madh që bandat dhe mafia përfaqëson për vendet e tyre.

Kjo është e sigurt.

Duan të çekuilibrojnë kuorumin e gjykatës përpara një vendimi jashtëzakonisht të rëndësishëm, i cili sigurisht nuk do të pranohet, do të apelohet nga PD.

Por do të shënojë gllabërimin e institucionit kushtetues nga mafia dhe krimi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI