Flash

Dhunuan brutalisht Klea Prengën/ Gjykata nxjerr nga qelia Mariela Berishën

Lapsi.al 18 October 2024
Dhunuan brutalisht Klea Prengën/ Gjykata nxjerr nga qelia Mariela

Gjykata e Tiranës ka nxjerrë nga qelia Mariela Berishën, autoren e sulmit brutal ndaj 24-vjeçares, Klea Prenga, duke i caktuar masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ndërkohë masa për Antonela Berishën është "detyrim paraqitje". Dy motrat janë vetëdorëzuar tre ditë më parë në Policinë e Tiranës. Gjykata vendosi fillimisht “arrest me burg” për Mariela Berishën dhe “arrest shtëpie” për Antonela Berishën, ndërsa në seancën e sotme masat janë ndërruar.

Klea Prenga u dhunua barbarisht nga motrat Berisha teksa ishte duke darkuar në një restorant në kryeqytet, mbrëmjen e 6 gushtit 2024. Teksa ishte duke ngrënë motrat e kanë goditur me sende të forta, shishe qelqi, duke i shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në fytyrë. Dy motrat, Antonela dhe Mariela Berisha akuzohen për plagosje të rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim. Para disa muajsh motra e Antonelës është ndarë nga partneri me të cilin ka edhe një djalë. Mariela duket se nuk e ka pranuar këtë ndarje dhe dyshon se partneri e ka tradhtuar me Klean.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI