Flash

“Janë kontraktorë korrektë”/ Mali i Zi merr sërish kinezët për autostradën?!

Lapsi.al 18 October 2024
“Janë kontraktorë korrektë”/ Mali i Zi merr

Tetë kompani aplikuan për tenderin për vazhdimin e ndërtimit të autostradës gjigande në Malin e Zi, ndër to edhe kompania kineze CRBC.

Podgorica zyrtare insiston se tenderi po zhvillohet sipas rregullave të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila do të financojë pjesërisht projektin.

“Në tender ka aplikuar kompania CCC, kompania ombrellë ose siç quhet kompania mëmë CRBC. Por kush do të zgjidhet varet nëse i kanë plotësuar kërkesat. Është e mundur që e drejta për ndërtimin e seksionit të dytë të autostradës t’i jepet sërish CRBC-së kineze”, pohoi ministrja e Transportit Maja Vukiçevic. Deputetët e aleancës pro-serbe favorizojnë hapur kompanitë kineze në media. Së fundmi, duke folur për investimet nga Kina në Mal të Zi, deputeti i Demokracisë së Re Serbe, Dejan Gjurovic, tha se “investitorët potencialë kinezë për pjesën e dytë të autostradës mund të fitojnë garën, sepse janë dëshmuar se janë kontraktorë korrektë”.

Në vitin 2014, Mali i Zi lidhi një kontratë pikërisht me kompaninë kineze CRBC për ndërtimin e seksionit të parë të rrugës Bar-Boljara dhe mori një kredi prej 944 milionë dollarësh nga kinezja Exim Bank.

Ajo kredi u mor prej ish qeverisë malazeze në kohën e presidentit Milo Gjukanovit në krye, pavarësisht kritikave për shkak të borxhit të lartë, jotransparencës së procesit të tenderit, korrupsionit të mundshëm dhe rrezikut që kinezët të përvetësonin pronën shtetërore si kolateral.

Seksioni i parë i autostradës u hap për trafik në vitin 2022, pas disa vonesave dhe rritjes së kostove të ndërtimit.

Ndërkohë pati aneksa të mëdha dhe në një raport të botuar në fillim të tetorit nga organizata joqeveritare amerikane, Forumi Ndërkombëtar për Studime Demokratike dhe Organizata joqeveritare malazeze MANS, që morën pjesë në zhvillimin e saj, thuhej se Kina ushtron ndikimin e saj në Mal të Zi kryesisht përmes ekonomisë, “shpesh duke përdorur korrupsionin midis elitave politike”.

Të këshilluara

Goditen me thikë dy të mitur në Fier

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi ishin përfshirë në një sherr në Fier. Mësohet se në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale K.A dhe...

16:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI