Flash

Kapet me mbi 7 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 18 October 2024
Kapet me mbi 7 kg kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohen për posedim të paligjshëm të lëndës narkotike. Siç raportohet efektivët kanë ndaluan të riun, tashmë të njohur për policinë, teksa po merrte një dërgesë ushqimesh. Pas kontrollit, 26-vjeçari ka reaguar dhunshëm, duke shtyrë dhe goditur efektivët me bërryla të forta.

Me gjithë rezistencën, efektivët kanë arritur ta neutralizojnë dhe të vazhdojnë operacionin, duke shkuar më pas në shtëpinë e të riut, ku gjetën edhe shoqen e tij. Brenda banesës, mes dhomës së gjumit dhe dhomës së ndenjes, u gjetën mbi 7 kg drogë, kryesisht hashash, por edhe kokainë dhe marihuanë.

Së bashku me lëndën narkotike u gjet një peshore precize dhe një makinë ambalazhi me vakum, me gjasë që përdorej për paketimin e dozave për shitje me pakicë. 26-vjeçari është dërguar në burgun Sollicciano të Firences, ndërsa 22-vjeçarja pa precedentë penalë i është nënshtruar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Të këshilluara

Digjet një shtëpi në Lushnje

Një zjarr i rënë rreth orës 17:30 ka përfshirë një banesë të ulët në lagjen Loni Dhamo mes pallateve. Ngjitur me banesën e përfshirë nga flakët janë dhe dy bane...

19:37

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI