Flash

Kthesa/ Trump fajëson Zelenskin për fillimin e luftës

Lapsi.al 18 October 2024
Kthesa/ Trump fajëson Zelenskin për fillimin e luftës

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka fajësuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se ndihmoi në nisjen e luftës së vendit të tij kundër Rusisë.

Kjo deklaratë e Trumpit është sugjerim shtesë se gjasat janë të mëdha që ai do ta ndryshojë rrënjësisht politikën amerikane karshi Rusisë, nëse rizgjidhet president më 5 nëntor.

Kandidati republikan për president e ka kritikuar shpesh Zelenskyn gjatë fushatës së tij zgjedhore, duke e quajtur vazhdimisht “shitësi më i zoti në Tokë”, pasi ka kërkuar dhe ka pranuar ndihmë ushtarake nga SHBA-ja në vlerë miliarda dollarë prej se nisi lufta më 2022.

LEXO ME TEJ:

Ukraina po e humb luftën/ Çfarë duhet bërë

Trumpi e ka kritikuar gjithashtu liderin ukrainas se ka dështuar të kërkojë paqe me Moskën, duke lënë të kuptohet se Ukrainës mund t’i duhet të pranojë t’i falë tokë Rusisë për të bërë marrëveshje paqeje, gjë që Kievi e vlerëson si të papranueshme.

Deklaratat e Trumpit të enjten vonë në PBD Podkast me Patrick Bet-David janë më të ashprat që ai i ka bërë deri tani ndaj liderit ukrainas.

Ai tha se Zelensky nuk ka faj vetëm për dështimin për t’i dhënë fund luftës, por edhe sepse ndihmoi në nisjen e saj, pavarësisht se lufta shpërtheu kur Rusia e nisi pushtimin e territorit sovran të Ukrainës.

“Kjo nuk nënkupton se unë nuk dua ta ndihmoj atë, sepse ndihem keq për ata njerëz. Por, ai nuk është dashur të lejonte kurrë që ajo luftë të niste”, tha Trump.

Zelensky ia paraqiti Trumpit “planin e fitores” për t’i dhënë fund luftës gjatë një takimi me të në Nju Jork në shtator. Të dy liderët e cilësuan atë takim si të ngrohtë.

Analiza therrëse / Emmanuel Todd: “Lufta e Tretë Botërore ka filluar” 

Megjithatë, deklaratat publike të Trumpit lënë të kuptohet se ai mund ta kufizojë mbështetjen për Ukrainën, nëse e mposht kandidate demokrate Kamala Harris në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Ai vazhdimisht ka thënë se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë, por nuk ka treguar si do ta bënte një gjë të tillë.

Për dallim nga Trumpi, Harrisi është zotuar se do ta vazhdojë mbështetjen për Ukrainën, nëse zgjidhet presidente. Ajo ka thënë se fitorja e Ukrainës do të ishte jetike për interesat e sigurisë nacionale të SHBA-së.

Harris e ka qortuar shpesh Trumpit pse nuk ngre zërin kundër presidentit rus, Vladimir Putin.

Evropa e lirë

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI