Flash

Media greke: Fredi Beleri takim me Ramën dhe Spiropalin

Lapsi.al 18 October 2024
Media greke: Fredi Beleri takim me Ramën dhe Spiropalin

Eurodeputetë, anëtarë të komisionit BE-Shqipëri, do të zhvillojnë në 29 tetor një vizitë në Tiranë, ku do të kryejnë takime me Kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Parlamentit, Elisa Spiropali. Pjesë e këtij delegacioni nga Strasburgu do të jetë edhe eurodeputeti grek, Fredi Beleri, ish-kryetari i bashkisë së Himarës, i dënuar për korrupsion në zgjedhje.

Lajmin e kanë konfirmuar edhe media greke "To Vima", e cila e shikon këtë takim si një fitore të diplomacisë greke ku vihet theksi te kushtet e Athinës që rruga e anëtarësimit të Tiranës zyrtare kalon përmes të drejtave të minoritetit grek.

Sapo anëtarët e Komisionit të mbërrijnë në Tiranë, Komisioni do të informohet nga ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, i cili po merr pjesë në bisedimet e anëtarësimit BE-Shqipëri.

Menjëherë pas kësaj vijon takimi me Edi Ramën, i cili është parashikuar të zgjasë 45 minuta. Më pas do të ketë takime me përfaqësues të partive shqiptare dhe një drekë nga ambasadori e BE-së në Shqipëri në Shtëpinë Europiane, në rrugën Papa Gjon Pali.

Menjëherë pas saj, do ketë një takimi me kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali dhe në ditët do të ketë diskutime me komisionin e përbashkët BE-Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI