Flash

Protesta brenda dhe jashtë Kuvendit, policia çon në SPAK shtatë deputetët e opozitës

Lapsi.al 18 October 2024
Protesta brenda dhe jashtë Kuvendit, policia çon në SPAK

Opozita ka zhvilluar protestë ditën e djeshme si brenda dhe jashtë ambienteve të Kuvendit. Gjatë protestës ka patur përplasje mes deputetëve të opozitës dhe punonjësve të policisë. Si rezultat policia ka referuar materialet në SPAK në gjendje të lirë për shtatë deputetët e opozitës, Elda Hotin, Flamur Nokën, Bledion Nallbatin, Gazment Bardhin, Dashnor Sulën, Luan Baçin dhe Saimir Korreshin.

Në njoftimin e policisë thuhet se dje në sallën e seancës plenare deputetja Elda Hoti ka hedhur në drejtim të deputetëve socialistë një lëndë të lëngshme të paidentifikuar. Hoti është shprehur se shishja e hedhur mbante parfum, ndërsa mazhoranca pretendon se ishte benzinë. Ndërkohë për Nokën, Bardhin, Nallbatin, Baçin, Sulën dhe Korreshin, thuhet se kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë që ishin me shërbim.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

- E. H., 32 vjeçe, për veprën penale "Kanosja" dhe "Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese";

- F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI