Flash

Rusia: Shkëmbyem 95 robër lufte me Ukrainën. Kievi hesht

Lapsi.al 18 October 2024
Rusia: Shkëmbyem 95 robër lufte me Ukrainën. Kievi hesht

Rusia tha se më 18 tetor ka këmbyer 95 ushtarë ukrainas, që ishin mbajtur robër, me numrin e njëjtë të ushtarëve rusë, përmes një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Si rezultat i procesit negociues, 95 ushtarë rusë janë kthyer” - nga Ukraina, tha Ministria ruse e Mbrojtjes. Moska bëri të ditur se po ashtu ka dorëzuar 95 ushtarë ukrainas, që ishin të burgosur të luftës. Kievi ende nuk ka konfirmuar këmbimin e të burgosurve.

Pavarësisht armiqësive që po vazhdojnë, Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer qindra të burgosur që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj më 2022. Shpesh, marrëveshjet për këmbimin e të burgosurve janë ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite apo Turqia.

Në këmbimin paraparak, që ndodhi në shtator, secila palë kishte liruar 103 ushtarë të burgosur. Më herët gjatë 18 tetorit, Kievi tha se ka pranuar trupat e 501 ushtarëve të vrarë gjatë luftimeve me forcat ruse, kryesisht në lindje të Ukrainës. Ndërkaq, zyrtarët rusë thanë se kanë pranuar trupat e 89 ushtarëve të vrarë në Ukrainë. /Radio Evropa e Lirë

Të këshilluara

Goditen me thikë dy të mitur në Fier

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është proceduar, pasi ishin përfshirë në një sherr në Fier. Mësohet se në pranga ka rënë 21-vjeçari me iniciale K.A dhe...

16:00

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI