Flash

U dhunua barbarisht nga ish-i dënuari, humb jetë në spital 80-vjeçari

Lapsi.al 18 October 2024
U dhunua barbarisht nga ish-i dënuari, humb jetë në spital

Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Povelçë të Fierit më 12 Tetor, ku Ilir Nukaj dhunoi barbarisht çiftin e bashkëshortëve të moshuar, pronarë të një dyqani të vogël, pse nuk i dhanë birra, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari.

Namik Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve dhe që nga fundjava e kaluar ishte në intubim. Ai kishte marrë goditje grushtash e shkelmash në kokë dhe trup. Edhe bashkëshortja e tij 77-vjeçare mori lëndime, por pa rrezik jete. Policia e arrestoi Nukajn menjëherë pas krimit dhe ai ndodhet në paraburgim.

Bashkëshortja A. R. pas mjekimit u kthye në banesë. Ajo i rrëfeu policisë dinamikën e krimit dhe se kush ishte agresori. Prokuroria po heton Nukajn me veprën penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda e arrestuan të dyshuarin 47-vjeçar, që në momentin e sulmit dyshohet se ka qenë në gjendje tejet të dehur. Ai ka kërkuar birra në dyqan, por të moshuarit refuzuan pikërisht për shkak të gjendjes së alkoolizuar. Nukaj, që mbante edhe emrin Ledjan, nuk e ka pritur mirë, duke i rrahur barbarisht të dy.

Ai njihej si person problematik në zonë dhe ka qenë i dënuar me 10 vite burg për një tentativë vrasjeje të ndodhur 12 vite më parë në këtë zonë, teksa plagosi rëndë me thikë një pronar lokali, të cilin e kishte vjedhur më parë dhe i dëmtuari e kishte denoncuar. Gjithashtu OFL e kishte hetuar dhe verifikuar për pasurinë në vitin 2020.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të premte

Këtë të premte vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak moti parashikohet të jetë me al...

07:15

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI