Flash

62-vjeçari tentoi të abuzojë me të moshuarën, zbardhet dëshmia e saj: Përjetova tmerrin

Lapsi.al 19 October 2024
62-vjeçari tentoi të abuzojë me të moshuarën,

Një 62-vjeçar ra në pranga në fshatin Psar të Kolonjës, pasi u fut nga dritarja e shtëpisë dhe tentoi të abuzonte seksualisht me të moshuarën. 75-vjeçarja mësohet të ketë rrëfyer detaje nga ngjarja, zhurma e cila e zgjoi në 2:30 të natës dhe përpjekjet që ajo ka bërë për t’i rikujtuar 62-vjeçarit se ishte nip i bashkëshortit të saj.

"Ai u fut nga dritarja në orën 2:30 të natës, kur unë isha në gjumë. Më theu dritaren e dhomës së gjumit. Kishte tentuar të futej nga dritarja tjetër e shtëpisë, por nuk ia doli dot që aty dhe hyri nga dhoma e gjumit.

Unë isha në gjumë, u tmerrova se bëri zhurmë të madhe kur u thye xhami. Unë u ngrita dhe ç’të shihja një njeri që rri përpara meje në 2:30 të natës. Kur e shoh ai ishte djali i kunatit, e kemi nipin e shtëpisë. Nuk u besoja syve.

Ai thërriste, më thoshte fjalë të pista, tentoi të më kapë por unë gjeta fuqinë, e kam kundërshtuar, kam luftuar e vetme. I thosha të kemi djalin e shtëpisë, por ai nuk dëgjonte. E sulmova me sa fuqi kisha ta ndaloja. E nxora jashtë dhe në atë moment marr motrën në telefon, më pas motra lajmëron vëllanë dhe ky i fundit vjen në shtëpi. Ia shpjegoj situatën dhe më pas lajmëruam policinë. Unë jetoj vetëm, nuk kam njeri në shtëpi, vajzat i kam të martuara. Përjetova tmerrin."

Ali Pinjolli u arrestua pas veprimit të rëndë ndaj H. Pinjolli.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI