Flash

Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori në Vlorë: Tirana pret Dinamon, në Elbasan shkon Partizani

Lapsi.al 19 October 2024
Derbi i kryeqytetit, për herë të parë në histori
Faza e parë e kampionatit të kategorisë Superiore mbyllet në fundjavë, me javën e 9 të luajtur në dy ditë. Kampionati rikthehet kështu këtë fundjavë pas një pauze të imponuar nga ndeshjet e ekipeve kombëtare të vlefshme për raundin e tretë dhe të katërt të Nations League. Spikat derbi i kryeqytetit, ku Tirana pret Dinamon e që për herë të parë do të luhet në Vlorë dhe sfida mes Elbasanit e Partizanit. Java e 9-të e kampionatit do të luhet në fundjavë, e ndarë në dy ditë: të shtunën dhe të dielën. Tre prej takimeve do të luhen ditën e shtunë. Laçi – Vllaznia, Egnatia – Teuta dhe Tirana – Dinamo City do të luhen në ora 14:00. Në krye të laçjanëve është tashmë italiani Francesco Moriero dhe me të, veriorët do të kërkojnë tre pikët e para të këtij sezoni. Nga ana tjetër, Vllaznia vjen nga barazimi 0-0 me Elbasanin në transfetë. Takim i vështirë duket edhe ai mes Egnatias dhe Teutës, dy ekipe që i ndan vetëm një pikë në tabelë për të qenë në kuota të barabarta. Lexo më tej: Video/ Teuta dënon Shkëmbin me humbjen e parë: dorëzohet Tirana, asgjësohen me shtylla Vllaznia e Elbasani Tirana do të përballet me Dinamo City-n, një takim interesant dhe që pritet të dhurojë spektakël në fushën e lojës nga të dyja skuadrat. Ndeshja do të luhet në Vlorë në stadiumin “Flamurtari”. Të dielën do të zhvillohen edhe dy sfidat e tjera të javës. Bylisi do të presë Skënderbeun në shtëpi, me takimin që është programuar të luhet në ora 14:00 ndërsa në 17:00 do të zhvillohet sfida tjetër e javës së 9-të mes AF Elbasani – Partizani.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI