Flash

Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e Argita Malltezit

Lapsi.al 19 October 2024
Gjyqtarja Irena Gjoka kërkesë drejtuar SPAK-ut: Hetoni deklaratat e

Gjyqtarja Irena Gjoka mësohet se i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të hetojë vajzën e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezin mbi deklaratat e saj ku ka akuzuar magjistraten se është korruptuar me 500 mijë euro.

Bëhet me dije se gjyqtarja e GJKKO-së kërkoi hetimin e Argita Malltezit nëpërmjet një relacioni të depozituar në SPAK. Gjoka është gjyqtarja që caktoi masat e sigurisë “arrest në shtëpi” për kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe “arrest në burg” për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

Berisha bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë marrë të pandehur lidhur me dosjen e ish-kompleksit "Partizani", ndërsa të dy ndodhen nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi". Ata akuzohen për veprën penale "korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim".

Biznesmenit Fatmir Bektashi, po ashtu i është komunikuar akuza “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”. Akuza e “pastrimit të parave” i janë komunikuar për këtë çështje edhe Xhimi Begeja, si dhe noteres Andia Pustina, ortakë dhe persona me lidhje në veprimtari procedurash me Malltezin. Lideri i opozitë dhe dhëndri i tij e kanë cilësuar procesin si politik dhe akuzat ndaj tyre si të sajuara nga "prokurorë që janë në urdhërat politike të Edi Ramës".

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI