Flash

Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt Gjadrit grup i ri me emigrantë

Lapsi.al 19 October 2024
Meloni nuk “dorëzohet”, javën tjetër niset drejt

Anijet e Rojes Bregdetare italiane me në bord 12 emigrantët e marrë nga qendra e pritjes së Gjadrit u larguan drejt Barit, por ky nuk është fundi i diskutimeve mbi fatin e nismës së shumëlëvduar të qeverisë italiane, përkundrazi.

Të premten, Gjykata e Romës shfuqizoi urdhrat për mbajtjen e këtyre emigrantëve në qendrën e pritjes në Shqipëri dhe tha se ata kanë të drejtë të dërgohen në Itali.

“Refuzimi për të vërtetuar mbajtjen në strukturat dhe zonat shqiptare… ndodh për shkak të pamundësisë për të njohur shtetin e origjinës të personave të ndaluar si shtet të sigurte”, tha kryetarja e gjykatës Luciana Sangiovanni, duke shtuar se emigrantët “kanë të drejtë të sillen në Itali”. Por autoritetet italiane e bënë të qartë menjëherë se do të ankohen ndaj vendimit.

Kryeministrja Giorgia Meloni nuk tërhiqet, e mediat vendase thonë se javën që vjen, do të nisë një grup tjetër emigrantësh drejt Shqipërisë. Ministri italian i drejtësisë, Carlo Nordio u shpreh se “kjo është çështje që i takon politikës dhe nuk është përgjegjësi e magjistratëve”.

“Reagimi i politikës nuk ka qenë kundër drejtësisë, por kundër vendimi me të cilin nuk jemi dakord e madje e konsiderojmë jonormal”, theksoi ministri duke folur me gazetarët në margjinat e një konference në Palermo.

“Nuk mund të jetë drejtësia, shtoi ai, që e përkufizon nëse një shtet është më pak apo më shumë i sigurtë, është një vendim shumë i lartë politik. Ne do të marrim masa legjislative”, deklaroi ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI