Flash

Vendimi i Gjykatës së Romës/ BIRN: Emigrantët e strehuar në Gjadër rikthehen në Itali

Lapsi.al 19 October 2024
Vendimi i Gjykatës së Romës/ BIRN: Emigrantët e strehuar

Autoritetet italiane u vunë në lëvizje të shtunën për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Emigracionit në Romë për emigrantët, të cilët ishin vendosur të mërkurën në kampin e Gjadrit në Lezhë.

Anija e rojes bregdetare italiane mbërriti rreth orës 7:30 të mëngjesit të së shtunës në portin e Shëngjinit për transportimin e emigrantëve drejt shtetit fqinj. Menjëherë pas ankorimit të mjetit lundrues në port, autoritetet italiane, nën shoqërimin e policisë shqiptare, transportuan 12 emigrantët nga kampi i Gjadrit drejt Shëngjinit.

Procedurat në port zgjatën vetëm pak minuta dhe emigrantët, të shoqëruar nga forcat italiane, hipën në anijen e rojes bregdetare, e cila rreth orës 9:00 u nis drejt Portit të Barit në Itali. 12 emigrantët nga Bangladeshi dhe Egjipti u kapën nga Guardia di Finanza dhe u sollën në kampin e Gjadrit nga anija e marinës italiane të mërkurën e 16 tetorit.

Por, pas dy ditësh, Gjykata e Romës vendosi kthimin e tyre në Itali, duke u bazuar në një vendim të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë më 4 tetor për azilkërkuesit e vendeve të pasigurta. Duke iu referuar edhe Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, në vendimin e trupës së gjyqtarëve të Romës thuhet se Egjipti dhe Bangladeshi konsiderohen vende të pasigurta dhe, për këtë arsye, 12 emigrantët duhet të qëndrojnë në Itali dhe jo në kampe, as nuk mund të lihen të lirë në territorin shqiptar.

Marrëveshja Shqipëri-Itali për emigrantët u nënshkrua në nëntor të vitit 2023 mes kryeministrave të të dy vendeve, Rama dhe Meloni, por me këtë vendim të Gjykatës së Romës mbetet e paqartë nëse kjo marrëveshje mund të funksionojë, ndonëse në Shëngjin dhe Gjadër shteti italian ka investuar miliona euro në ngritjen e dy qendrave./ BIRN

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI