Flash

Video/ Chukwueze thyen Udinese: Milan reziston me 10 lojtarë, polemika për dy gola të anuluar friulanëve

Lapsi.al 19 October 2024
Video/ Chukwueze thyen Udinese: Milan reziston me 10 lojtarë, polemika

Në ndeshjen e javës së 8-të të Serie A, Milan mposhti 1-0 Udinese dhe rinis ngjitjen pas hapit të gabuar në Firence. Goli që vendosi ndeshjen erdhi në minutën e 13', falë Chukwueze, i cili përfitoi nga një lëvizje e mrekullueshme e Okafor dhe një asist i Pulisic. Kuqezinjtë mbajtën në kontroll të plotë ndeshjen, por në minutën e 29' Reijnders pengoi Lovric si lojtar i fundit dhe u përjashtua nga loja. Ehizibue gjeti golin e barazimit në minutën e 44' me një goditje me kokë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.

Friulianët tentuan në pjesën e dytë, por nuk arritën të depërtonin. Abrahami doli i dëmtuar për shkak të një problemi me shpatullën, ndërsa Leao qendroi 90 minuta në pankinë. Në minutën e 95' goli i barazimit të Kabasele u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje milimetrik nga Ekkelenkamp. Milan rrëmben 3 pikët falë Chukwueze dhe ngjitet provizorisht në vendin e tretë.

BOLOGNA 2-2 GENOA

Falë dygolëshit të Pinamonti, Genoa rikuperoi 2-2 ndaj Bologna në ndeshjen e javës së tetë të Serie A. Në Marassi, skuadra e teknikut Italiano kaloi dy herë në epërsi me golat e Orsolini (37') dhe Odgaard (56'). Por dy golat nga ish-lojtari i Sassuolos në minutën e 73' (pas një gabimt të Casale) dhe në minutën e 85' (goditje me kokë thuajse nga hyrja e zonës) shmangu një tjetër humbje për të besuarit e teknikut Gilardino. Felsienit ngjiten në kuotën e 9 pikëve, +3 ndaj Grifonëve.

COMO 1-1 PARMA

Në javën e tetë të Serie A, ndeshja mes Como dhe Parma përfundoi në barazim. Në Sinigaglia rezultati përfundimtar ishte 1-1. Dukalët goditën në minutën e 20-të në kundërsulm me një takë magjike nga Bonny, pas një asisti të Hernani. Ata iu afruan edhe dyfishimit të rezultatit me traversën e Bernabe. Pastaj, pak çaste para pushimit, Nico Paz shënoi golin e parë në Serie A dhe barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, pastaj, dy skuadrat nuk e lënduan më tej njëra-tjetrën.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI