Flash

Arrestimi i ish-deputetit socialist Çyrbja/ SPAK ngre 3 akuza të rënda

Lapsi.al 20 October 2024
Arrestimi i ish-deputetit socialist Çyrbja/ SPAK ngre 3 akuza të

10 ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit të PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur është arrestuar sot, Jurgis Çyrbja. Ish-deputeti i PS është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

“Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje” – thuhet në një njoftim të SPAK.

Sipas mediave Çyrbja dyshohet se ka pasur lidhje me një grup kriminal në Durrës, ndaj edhe është ndaluar. Dyshohet se janë zbuluar komunikime të tij në platformën e koduar SKY ECC pikërisht me këtë grup. Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.

Sipas të njëjtave burime, mësohet se janë kryer edhe disa arrestime të tjera dhe aksioni është në proces. Ish-ligjvënësi ka drejtuar për pak kohë Hipotekën e Durrësit. Për disa shkelje të pretenduara ngriti një padi ndaj tij në SPAK, ish-deputeti i PD-së, Edi Paloka. Çyrbja dorëzoi mandatin më 10 tetor dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur. Ai u arrestua këtë të diel në Durrës teksa udhëtonte me shoferin e tij. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI