Flash

Kaos me fluturimet/ Bllokohen aeroportet e veriut të Italisë

Lapsi.al 20 October 2024
Kaos me fluturimet/ Bllokohen aeroportet e veriut të Italisë

Një problem me radarët tokësorë ka bllokuar fluturimet në qiejt e Italisë veriperëndimore deri të paktën në orën 20:00 të kësaj të diele. Kjo ka bërë që dhjetëra avionë të devijohen drejt aeroporteve të tjera duke shkaktuar mjaft kaos dhe shqetësim për ata që duhet të kalojnë tranzit përmes Milanos me aeroportet e (Malpensa dhe Linate) ose Torinos, Bergamos dhe Genovas. Këtë e konfirmon Eurocontrol, agjencia evropiane që mbikëqyr lëvizjet në hapësirën ajrore të kontinentit.

“Qiejtë e qendrës së kontrollit të zonës së Milanos (e cila menaxhon të gjitha lëvizjet mbi Piemonte, Lombardi, Liguria, Valle d'Aosta, një pjesë e Emilia-Romagna dhe Veneto) nuk janë të disponueshme deri në orën 20:00) për shkak të një problemi të radarëve” – thuhet në buletinet zyrtare. Corriere shkruan se një problem softuerësh ka sjellë bllokimin e sistemeve kryesore të qendrës së kontrollit të zonës. Në raste të tilla aktivizohet një sistem rezervë, i cili megjithatë kërkon një reduktim prej 65% të lëvizjeve në pritje të rikthimit të atij kryesor.

Rifillimi i lëvizjeve, sipas Eurocontrol, pritet nga ora 17:40 deri në mesnatë "por me vonesa të konsiderueshme", gjë që rrezikon të ketë pasoja edhe në fluturimet të hënën e 21 tetorit, dita e pikut të udhëtimeve. Disa fluturime u ndaluan përpara nisjes dhe disa u devijuan diku tjetër. Disa avionë që u ngritën nga Italia e Jugut, më pas u devijuan në Romë Fiumicino ose ata nga Evropa Veriore u kthyen në bazë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI