Flash

Plagosi me thikë policin në Shkodër, arrestohet 30-vjeçari

Lapsi.al 20 October 2024
Plagosi me thikë policin në Shkodër, arrestohet 30-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga të riun, i cili mbrëmjen e djeshme plagosi me thikë një efektiv, pasi i kishin shkuar në banesa pas një denoncimi për dhunë në familje.

30-vjeçari me iniciale P.I, person me precedent kriminal kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë njërin pre tyre.

I riu akuzohet për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Njoftimi i policisë: 

Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme, ku në lagjen “Guerile”, Shkodër, shtetasi P. I, 30 vjeç, (person me precedent kriminal), kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë dhe dëmtoi me mjet prerës (thikë), në dorë dhe fytyrë një nga punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, Inspektor K. Ç, të cilët kishin shkuar te banesa e këtij shtetasi pas njoftimit të marrë për dhunë në familje, ju informojmë se:

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Oficerët e Policisë Gjyqësore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. I., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Të këshilluara

Zjarr në Vlorë

Një sipërfaqe toke me ullinj në lagjen Partizani në Vlorë është përfshirë sot nga zjarri. Në vatrën e zjarrit kanë mbërritur edhe dy forca zjarrfikëse. Fl...

15:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI