Flash

Emigrantët e Gjadrit/ Qeveria italiane nxjerr një dekret të posaçëm

Lapsi.al 21 October 2024
Emigrantët e Gjadrit/ Qeveria italiane nxjerr një dekret të

Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri ligjor për emigrantët pas vendimit të gjykatës së Romës për 12 personat që mbaheshin në kampin e Gjadrit. ANSA shkruan se dispozita bën përcaktimin e vendeve “të sigurta për riatdhesim” si rregull parësor dhe jo më dytësor.

Qëllimi i ndryshimeve ka të bëjë me shmangien e referimit të vendimit të Gjykatës së BE-së, të cilës iu referuar Gjykata e Romës, në rastin e emigrantëve të akomoduar në kampin e Gjadrit.

Lista e vendeve të sigurta, “që zbatojnë indikacionet e vendimit të fundit të Gjykatës së Drejtësisë së BE", është rishikuar dhe do të përditësohet periodikisht. Vendimi i qeverisë italiane hoqi vendet nga lista e “vendeve të sigurta” ato për të cilat ishin parashikuar "përjashtimet territoriale" (Kameruni, Kolumbia dhe Nigeria). Lista e re ka tashmë fuqinë dhe vlerën e ligjit.

“Dispozita lindi nga një vendim shumë kompleks dhe i detajuar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë dhe i shkruar në frëngjisht që ndoshta nuk u kuptua mirë ose nuk u lexua mirë nga gjyqtarët” – u shpreh ministri italian i Drejtësisë Carlo Nordio në një konferencë për shtyp në Palazzo Chigi. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Libri për Trump

Lindja e Mesme dhe Ukraina janë në flakë, SHBA-ja e zhytur në trazira. Një president tetëdhjetëvjeçar po largohet nga skena. Kërcënimi i një mandati të dytë të ...

00:30

Pasuritë e politikanëve, kush i kontrollon?

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një...

21:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI