Flash

Lubonja: Opozitës i heqin "mbretin" dhe "mbretëreshën", qeverisë i marrin "ushtarët"

Lapsi.al 21 October 2024
Lubonja: Opozitës i heqin "mbretin" dhe

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta. I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se ajo që mund të përbëjë rrezik është eleminimi i kundërshtarëve politikë përmes drejtësisë.

Lubonja tha se përsa kohë në Shqipëri korrupsioni është rritur, atëherë kjo reformë në drejtësi ka dështuar dhe ka plot prova që ka arrestime selektive.

“Kemi arrestime selektive. Në opozitë po arrestohen mbretër dhe mbretëresha, ndërsa në mazhorancë kemi arrestime ushtarësh, nëse do të bëjmë një krahasim me lojën e shahut. Pra po sakrifikohet një ushtar nga mazhoranca dhe po goditet një oficer nga opozita”, - tha Lubonja.

Ai tha se kemi një diferencë të madhe në goditjet që SPAK po kryen mes mazhorancës dhe opozitës, edhe pse po tentohet që në opinionin publik të jepet sikur kemi një barazim në goditje. 

“Impakti kryesor politik me arrestime të tilla është shtimi i frikës për kundërshtarët politikë”, tha Lubonja. Ai tha se ndoshta Ilir Meta priste një arrestim dhe kjo mund të ishte arsyeja e atyre postimeve të famshme që bënte.

“Ndoshta me veprimet e tij duke u hedhur në ujë, apo ato shfaqjet e forcës, shprehnin shqetësimin që kishte për këtë arrestim”, tha Lubonja. Ai tha se po eleminohet çdo gjë që denoncon. “Dikur Rama deklaronte se fajin e ka sistemi, por sot po na zhduken njerëzit”, tha analisti. /BW

Të këshilluara

Libri për Trump

Lindja e Mesme dhe Ukraina janë në flakë, SHBA-ja e zhytur në trazira. Një president tetëdhjetëvjeçar po largohet nga skena. Kërcënimi i një mandati të dytë të ...

00:30

Pasuritë e politikanëve, kush i kontrollon?

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një...

21:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI