Flash

Meta reagon nga qelia: Armiqve të kombit e demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë

Lapsi.al 21 October 2024
Meta reagon nga qelia: Armiqve të kombit e demokracisë do u

Pak orë pas arrestimit, në profilin e Ilir Metës në Facebook është shfaqur një mesazh. Meta falenderon anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen. Ish-presidenti e quan arrestimin ndaj tij si një rrëmbim, ndërsa premton se pas kësaj do ndihet më i fortë se kurrë. Ilir Meta shton se është krenar që u rrëmbye nga shqipfolësit dhe antishqiptarët pasi mbrotji interesat e vendit.

"Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht.

Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat.

Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare" - thuhet në mesazhin nga Ilir Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Libri për Trump

Lindja e Mesme dhe Ukraina janë në flakë, SHBA-ja e zhytur në trazira. Një president tetëdhjetëvjeçar po largohet nga skena. Kërcënimi i një mandati të dytë të ...

00:30

Pasuritë e politikanëve, kush i kontrollon?

Për mua Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave do të ishte më mirë po të mbyllej dhe të zëvendësohej nga një...

21:35

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI