Flash

Tiranë/ Dhunë në familje dhe shpërdorim detyre, 4 të arrestuar

Lapsi.al 21 October 2024
Tiranë/ Dhunë në familje dhe shpërdorim detyre, 4 të

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar 4 persona në orët e fundit. Efektivët kanë ndaluar një shtetas, pasi gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “arrest me burg” për “shpërdorim detyre”.

Në pranga kanë rënë edhe dy burra, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre. U arrestua gjithashtu edhe një 38-vjeçar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ekzekutuan vendimin penal për shtetasin A. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit A. Q., 40 vjeç, dhe I. C., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtuar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin K. O., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI