Flash

Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së duarve

Lapsi.al 21 October 2024
Zbuloni tiparet e karakterit tuaj në bazë të formës së

Keni dëgjuar ndonjëherë rreth shkencës së leximit të duarve? Epo me sa duket, forma, madhësia, dhe vijat në duart tuaja tregojnë disa karakteristika të personalitetit tuaj.

Leximi i duarve ka nisur në Indi, ndërsa tani thuajse është përhapur në të gjitha vendet e botës. Ajo që është e veçantë, është fakti se vijat në duart tuaja ndryshojnë, duke fituar kështu një kuptim të ri.

Forma e dorës

Njësoj si horoskopi, i cili lidhet me katër elementet (zjarr, ujë, ajër, tokë) ashtu edhe format e dorës zbulojnë tipare nga personaliteti juaj, në bazë të këtyre elementeve.

Zjarri

Nëse ju keni elementin e zjarrit, pëllëmba juaj është më e gjatë e në formë drejtkëndore, ndërsa gishtat tuaj të vegjël, kanë distancë nga ato më të mëdhenj. Jeni njerëz që ju pëlqejnë aventurat dhe ndiqni instiktin tuaj. Nga ana tjetër e humbisni durimin shumë shpejt

Toka

Nëse ju keni elementin e tokës, pëllëmba juaj është e rrumbullakët dhe keni gishta të shkurtër. Ju pëlqen të jeni realist dhe praktikë. Për më tepër, ju jeni të përgjegjshëm, këmbëngulës dhe punëtorë. Ju pëlqejnë lidhjet e gjata dhe dini si t’i mbani ato.

Ajri

Nëse ju keni elementin e ajrit, ju keni pëllëmbë rrumbullake ose drejtkëndore dhe keni gishta shumë të gjatë. Pika juaj e fortë është zgjuarsia dhe analiza e përkryer e gjithçkaje. Ju dini të gjeni zgjidhje për çdo problem, pasi ju nuk veproni me zemër por me mendje.

Uji

Nëse ju keni elementin e ujit, pëllëmba juaj është ovale dhe keni gishta të gjatë e të hollë. Pika juaj e fortë është kreativiteti dhe imagjinata. Gjithashtu, ju jeni shumë emocionalë, dhe dini si të ndërtoni marrëdhënië të shëndëtshme me njerëzit që ju rrethojnë. Megjithatë, emocionet e tepërta jo gjithnjë ju çojnë drejt vendimeve të duhura, e kjo është arsyeja që mund t’ju kapë stresi e paniku.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI