Flash

Zjarri shkrumbon tërësisht banesën në Dropull të Gjirokastrës

Lapsi.al 22 October 2024
Zjarri shkrumbon tërësisht banesën në Dropull të

Digjet plotësisht një banesë në fshatin Dervician të bashkisë së Dropullit, në Gjirokastër.

Në vendngjarje ka shkuar një automjet zjarrfikës dhe pavarësisht përpjekjeve, zjarri kishte marrë përmasa dhe rrezikonte banesat përreth saj.

Vatra u shfaq gjatë orëve të natës. U kërkua për të ardhur në ndihmë edhe automjeti i dytë zjarrfikës autobot, me dy efektivë të tjerë. Pasi u luftua me flakët dhe u izolua zjarri, u shmang edhe përfshirja e banesave të tjera.

Banesa është në pronësi të Grigor Çurit, familja e të cilit tashmë mbetet në qiell të hapur, pasi objekti u dogj plotësisht në një orë dhe dëmet materiale janë të konsiderueshme. Policia vendore po heton për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Të këshilluara

Arrestohet Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Mësohet se Meta është prangosur pranë Casa Italia paraditen e sotme. Meta po hetohet në SP...

13:14

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI