Flash

Arrestimi i Metës/ Blushi: Dështoi skenari për eliminimin fizik të ish-presidentit

Lapsi.al 22 October 2024
Arrestimi i Metës/ Blushi: Dështoi skenari për eliminimin fizik

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Ilir Metës, ditën e djeshme dhe shprehet se “skenari për eliminimin fizik të ish-Presidentit dështoi”.

Blushi thekon se dhuna e ushtruar ndaj Metës nuk do të tolerohet, duke theksuar se “askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist”.

“Skenari kriminal destabilizues për eliminimin fizik të Presidentit Ilir Meta dështoi! Dhuna e ushtruar, siç provon qartë nga pamjet, nuk do të tolerohet dhe kurrë nuk do të amnistohet!

Partia e Lirisë është duke mbledhur informacion për emrat e të gjithëve terroristëve që nga dje e kanë personale me çdo shqiptar të ndershëm dhe patriot.

Me reagimin e sotëm provokues të zarit ordiner të Edi Ramës në krye të Narkoministrisë së Brendshme dhe avokatisë që i bëri skuadriljes terroriste është e qartë se gjithçka ka qenë e urdhëruar nga lart. Askush nuk do t’i shpëtojë ndëshkimit sipas përgjegjësive që ka patur në këtë akt terrorist!”, shkruan Blushi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI